Mori ryshfet për tendën e një lokali, vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT-së, Klajdi Zhilla

Aktualitet

Mori ryshfet për tendën e një lokali, vetëdorëzohet

Është vetëdorëzuar në polici punonjësi i IMT-së së Tiranës, Klajdi Zhilla, i cili ishte në kërkim pasi mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në Kombinat.

Mësohet se ai është paraqitur në polici ditën e djeshme i shoqëruar nga avokati Andi Skënderi.

Zhilla ka pretenduar se është vënë në dijeni nga media se ishte në kërkim dhe është vetëdorëzuar për të sqaruar pozicionin e tij.

ME TE LEXUARAT