Parashutisti maqedonas u ngit në fluturim në Shën Nuam, por era e fortë e çoi në Tushemisht! Policia shqiptare i vjen në ndihmë

Aktualitet
Parashutisti maqedonas u ngit në fluturim në Shën Nuam, por era e

Një incident i pazakontë u shënua këtë të shtunë në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas njoftimit nga komandanti i Shën Naumit se një parashutist kishte devijuar për shkak të erës së fortë dhe dyshohej se kishte rënë në fshatin Alarup, Pogradec, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë u vunë menjëherë në lëvizje.

Policia arriti ta lokalizojë sportistin, shtetasin V. P., i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pas verifikimeve, ai u shoqërua deri në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, nga ku kaloi drejt Maqedonisë së Veriut.

Parashutisti falënderoi autoritetet shqiptare për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar në këtë rast.

ME TE LEXUARAT