Plagosi me thikë dy vëllezërit, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Paskuqan (EMRI)
Lajmifundit
/
7 Korrik 2025, 10:00
Aktualitet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Paskuqan, ku një 30-vjeçar ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Ervin Kadiu, i cili nuk jetonte në një shtëpi më vëllezërit e tij, por takimi mes tyre ishte lënë për të shlyer një borxh që ai kishte marrë.
Mësohet, se gjatë konfliktit 30-vjeçari është goditur fillimisht nga dy vëllezërit me sende të forta, ndërsa më pas ka marrë thikën dhe i ka plagosur ata në duar dhe në pjesë të tjera të trupit.