Rama mbërrin në Bashkinë e Vlorës, ç'pritet të ndodhë tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve

Politikë

Rama mbërrin në Bashkinë e Vlorës, ç'pritet

Kryeminsitri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Vlorës, teksa është pritur nga drejtuesi politik i qarkut Bledi Çuçi dhe kryebashkiaku Ermal Dredha.

Burime për mediat bëjë me dije se gjatë këtij takimi, do të dikutohen një sërë temash si ajo e hapësirës publike që tashmë ka nisur aksioni në zonën e Lungomares, si dhe për turizmin, rendin dhe sigurinë e qytetit bregdetar. 

Bëhet me dije se të pranishëm në këtë takim, janë edhe ministri i Mbrojtjes dhe deputei Pirro Vengu dhe deputetë të këtij qarku.

Kjo vizitë e Ramës në ambientet e Bashkisë Vlorë, vjen pasi kërkoi dorëheëjen e drejtorëve të këtij institucioni. Kreu i qeverisë kërkoi po ashtu sharkimin e drejtuesve të Partisë Socialiste të kësaj dege. 

Kujtojmë se me ultimatum të Ramës, 21 drejtorë të Bashkisë Vlorë dhanë dorëheqjen, vetëm një ditë pas kërkesës së kryeministrit

ME TE LEXUARAT