"Clirohen" trotuaret në Vlorë! Kryebashkiaku Dredha: Do merren masa edhe përtej gjobave...

Politikë

"Clirohen" trotuaret në Vlorë! Kryebashkiaku Dredha: Do

Kryeministri Edi Rama dha të dielën një ultimatum prej 48-orësh për lirimin e trotuarëve në zonën e Lungomares në Vlorë, teksa menjëherë më pas ka nisur aksioni në qytetin bregdetar.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Ermal Dredha bën me dije se aksioni i ekipeve të Policisë Bashkiake dhe IMT-së, për lirimin e hapësirave publike nga zaptimi i papranueshëm ka vijuar përgjatë të dielës deri pas mesnate. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, inspektorët kanë ndërhyrë duke liruar hapësirat publike nga bizneset, sipas kërkesës së kreut të qeverisë. 

Po ashtu, Dredha njofton marrjen e masave për të gjithë ata që zaptojnë ambientet e përbashkëta, që shkojnë përtej gjobave të vendosura orët e fundit. 

"Ka vijuar përgjatë gjithë ditës së djeshme, deri pas mesnate, aksioni i ekipeve të Policisë Bashkiake dhe IMT-së, për lirimin e hapësirave publike nga zaptimi i papranueshëm! Ambientet e përbashkëta i përkasin komunitetit dhe ndaj kujtdo që do t'i trajtojë si të tijat, do të merren masa që shkojnë edhe përtej gjobave që janë vënë gjatë këtyre orëve!", njofton Dredha.

 

ME TE LEXUARAT