“Shih çfarë ka bërë ky”, Rama sërish “sherr” me Ermal Dredhën e Vlorës, komenton dorëheqjen e drejtorëve

Aktualitet

“Shih çfarë ka bërë ky”, Rama sërish

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne mbërriti në Vlorë.

Njëjtë si dhe herën e parë, me bllok në duar, kreu i qeverisë u prit jashtë Bashkisë nga kryebashkiaku Ermal Dredha, të cilët më pas takimit e tyre e vijuan në zyrën e qytetarit të parë të qytetit bregdetar.

Burime për mediat bëjnë me dije se ai ka kërkuar një analizë të thellë për problematikat e qytetit dhe si afat të fundit ka lënë 15 korrikun për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të Bashkisë. Ndërkohë pas këtij takimi Rama i shoqëruar nga Dredha inspektoi lagjen historike “Muradie” ku dhe ka kërkuar lirimin e hapësirave publike nga bizneset.

Në një moment, ai u kap duke i “ngritur zërin” kryebashkiakut të cili i tërhoqi vërejtje lidhur me gjendjen në të cilën qyteti ndodhet sa i përket këtij zaptimi.

 “Shiko çfarë ka bërë ky, e ka zaptuar të gjithën. Aty nuk ka më asgjë”, dëgjohet t’i thotë Rama-Dredhës, duke kërkuar më pas lirimin e menjëhershëm të bizneseve dhe hapësirave të zaptuara.

Ndërkohë sa i përket dorëheqjes së drejtorëve të Bashkisë së Vlorës, kryeministri u shpreh se ata e kanë kuptuar se qyteti është mbi të gjitha dhe se e kanë kuptuar që janë të papëqrshtatshëm për atë punë.

Teksa e cilësoi këtë hap si të parin drejt transformimit të thellë, Rama shtoi se drejtorëve të dorëhequr mund t’i jepet sërish mundësia në të ardhmen.

“Drejtorët e bashkisë e kanë kuptuar që qyteti është mbi të gjitha. Dhe që janë të papërshtatshëm për atë detyrë. Natyrisht që ndonjërit mund t’i jepet mundësia në të ardhmen. Drejtuesit, edhe ata rajonalë, kanë dhënë dorëheqjen dhe i falënderoj.

Nuk do të ketë rikthim për dorëheqjet. Bashkia do të konfirmojë të gjithë dorëheqjet dhe kështu do të ndodhë me të gjitha institucionet e vendit e ato rajonale. Ky është vetëm hapi i parë i një transformimi të nisur dhe që bashkia e Vlorës do të jetë në një institucion për qytetarët dhe institucion i pagjumësisë. I ftoj të rinj e të reja të aplikojnë dhe ne do të jemi krah tyre. Një ristrukturim edhe në PS të Vlorës dhe Klevis Kason dhe Erjona Ismailin. Një parti që do të jetë e hapur për të gjithë dhe për të sjellë prurje të reja.”, tha kreu i qeverisë.

ME TE LEXUARAT