KAS rrëzon kërkesën e PD-së për 4 qarqet që u rinumëruan votat, i hapet rruga certifikimit të zgjedhjeve
Lajmifundit
/
7 Korrik 2025, 18:52
Politikë
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë kërkesën e PD-së për të shpallur të pavlefshme zgjedhjeve në qarqet e Tiranës, Fierit, Durrësit dhe Elbasanit.
Tashmë i hapet rruga certifikimit zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Pak ditë më parë përfundoi edhe rinumërimi i votave për qarqe si Fieri, Durrësi, Tirana, Kukësi.