“Më dëgjo, o Kryeministër!” Qytetarja përplaset fizikisht me policinë për t’u afruar te Rama

Politikë

“Më dëgjo, o Kryeministër!” Qytetarja përplaset

Një situatë e pazakontë është shënuar sot në qytetin e Vlorës gjatë vizitës së Kryeministrit Edi Rama. Një qytetare ka ndërhyrë mes eskortës së kryeministrit dhe forcave të sigurisë, duke këmbëngulur të flasë drejtpërdrejt me kreun e qeverisë.

Pavarësisht tentativave të policisë për ta larguar, gruaja nuk është tërhequr dhe ka vazhduar të thërrasë me zë të lartë derisa Kryeministri Rama ndaloi dhe iu afrua për ta dëgjuar.

Pas një bisede të shkurtër, Rama i kërkoi zonjës që të paraqesë shqetësimin e saj pranë kryetarit të Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, duke premtuar se do të merret në shqyrtim.

Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të ndryshme për mënyrën si qytetarët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre dhe aksesin e tyre te përfaqësuesit e lartë të qeverisë.

 

 

ME TE LEXUARAT