Monika Kryemadhi nxjerr Vizën Amerikane, sulmon hapur Tedi Blushin: Nuk i marr leje fansit tim, udhëtoj ku të dua
Një “telenovelë” e re duket se po zhvillohet në dyert e Prokurorisësë Posaçme, me në qendër çiftin, ose më saktë ish-çiftin Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Pas deklaratave nga selia e Partisë së Lirisë apo dhe Ilir Metës vetë nga qelia, Kryemadhi ka dalë me sqarim.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale vizën amerikane dhe thotë se mund të udhëtojë ku të dojë dhe nuk nevojitet t’i marrë leje askujt se ku shkon për punë.
"Një sqarim i vogël në këte ditë të nxehtë për të ftohur mëndje të nxehura nga dezinformues tradicionalë" Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër, përveç ditës që drejtësia ka vendosur të kem "detyrim paraqitje" pranë SPAK.
Siç e shikoni viza ameikane është me disa hyrje dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse. Nuk kam nevojë të marr leje askund madje as fansit te Zeqinesë e as fansit te garderobës time Tedi Blushit për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa pune”, shkruan Monika Kryemadhi.
Ajo sulmon hapur Tedi Blushin, i cili është një ndër njerëzit më të besuar të kryetarit të burgosur të Partisë së Lirisë, duke e quajtur “fans të garderobës së saj”.
Reagimi i Monika Kryemadhit vjen pas lajmeve se kur ka udhëtuar në SHBA ajo ka përdorur kartën bankare të kushëririt të saj, Adrian Shatku. Ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta e ka cilësuar njohjen me këtë fakt në dosjen e SPAK si më “shokuesin” e jetës së tij.
Kurse sipas Monikës, këto janë fabrikime të Tedi Blushit me porosi nga SPAK, të cilat ai më pas ia përcjell Ilir Metës në qeli.