“Ose do kthehet tek unë, ose…”/ Zbulohet mesazhi kërcënues që filipinezi u kishte dërguar miqve para vrasjes së Iliria Sulës

Aktualitet

“Ose do kthehet tek unë, ose…”/ Zbulohet mesazhi

“Ose kthehu tek unë ose do ta vras”, ky është një nga mesazhet e gjetura nga hetuesit në celularin e Mark Antony Samson, autori i vrasjes së ish-të dashurës së tij, studentes shqiptare Ilaria Sula në Romë.

Pas u godit me thikë, trupi i saj, i fshehur në një valixhe, u braktis më pas në një përrua pranë Via Homs. Prokuroria e Romës e akuzon të riun për vrasje me dashje të rënduar nga paramendimi.

Sipas hetuesve, analiza e mesazheve të shkëmbyera nga Samsoni me disa miq do të zbulonte një plan të qartë për vrasjen e saj. I riu është marrë përsëri në pyetje, ndërsa nëna e tij po hetohet gjithashtu për bashkëpunim në fshehjen e një kufome.

Sipas hetuesve, Samsoni u përpoq gjithashtu të devijonte hetimin nëpërmjet bisedave, duke u shtirur si Ilaria me shoqet e viktimës.

“Sofi, nuk e di nëse do të bëj ndonjë budallallëk, por do të shkoj në shtëpinë e një djali që takova në rrugë”, thuhet në bisedat e nxjerra nga hetuesit.

 

 

ME TE LEXUARAT