"Keni nëpërkëmbur autoritetin e bashkisë"/ Zbardhet debati i Ramës me gazetarin për dorëheqjen e drejtorëve në Vlorë

Politikë

"Keni nëpërkëmbur autoritetin e bashkisë"/

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, ka debatuar më një gazetar i cili e pyeti kryeministrin nëse me lëvizjet për largimin e drejtorëve ka nëpërkëmbur autoritetin e institucionit të Bashkisë.

Por, Rama tha se ishin ata që kishin nëpërkëmbur qytetarët e Vlorës.

"Ti ke hall se u nëpërkëmb institucioni i bashkisë, kurse unë kam hall që institucioni i bashkisë nëpërkëmb gjithë Vlorën çdo ditë. Kështu që unë jam të zgjidhet kjo e dyta, pastaj nëpërkëmbjen e institucionit e trajtojmë në një kohë të dytë, po institucioni është aty për gjithë qytetarët e Vlorës dhe qytetarët e Vlorës ndihen të nëpërkëmbur nga institucioni, nga indiferenca, nga tangërllëku i shumë ‘’bajraktarëve’’ të atij institucioni, nga fakti që edhe pse shërbimet nuk janë ato që qytetarët dëshirojnë.

Ata njerëz vazhdojnë të rrinë aty, siç tha kolegia. Kolegia tha që ata kanë tridhjetë vjet aty.

E ekzagjeroi pak po nuk është çudi që dikujt tjetër i duket se kanë 300 vjet aty. Kështu që, kjo është si ta shikosh. Unë nuk mendoj që institucioni i bashkisë është nëpërkëmbur në këtë rast, por në qoftë se ndihet i nëpërkëmbur, duhet të kuptojë që është koha që të ndiejë për një moment ai institucion se si ndihen qytetarët e Vlorës çdo ditë nga mungesa e shërbimit konstant', tha ai.

Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron takime e inspektime edhe në Fier, Durrës, Shkodër e Elbasan.

'Nesër do të shkojmë në Fier, do të shkojmë edhe në Durrës, do të shkojmë edhe në Shkodër apo në Elbasan, ku janë edhe problematikat më të mëdha, por ky është proces i gjithi, nuk mbaron asnjëherë nevoja për ta përmirësuar qytetin dhe për ta përmirësuar administrimin e qytetit.

Kështu nuk është se e pamë tani dhe u zgjuam befas, por gjithmonë ka një moment kur akumulimi sjell nevojën për ndërhyrje', tha ai.

I pyetur lidhur me largimet e PD drejt PS, nëse kjo është nisëm për goditur dhe Partinë Demokratike lokale, Rama tha se nuk ka të bëjë me një goditje politike, por përkundrazi me një rritje të interesit nga vetë demokratët për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.

 

ME TE LEXUARAT