Radarë e kamera vëzhgimi të fshehta, ja rrugët ku mbikqyret shpejtësia në Shqipëri

Aktualitet

Radarë e kamera vëzhgimi të fshehta, ja rrugët ku mbikqyret

Vendosja e radareve apo kamerave per monitorimin e shpejtesise dhe kundravajtjeve rrugore, eshte kthyer ne nje shqetesim per qytetaret shqiptare te cilet penalizohen nga policia dhe nuk lajmerohen ne kohe, duke mos pasur mundesi te apelojne masen, apo ta paguajne ate ne kohe duke u renduar edhe me kamate. 

Edhe pse e paraqitur si nje risi, vendosja e kamerave dhe radareve, eshte shoqeruar me mungese transparence, pasi ne akse nuk pararajmerohet se ato jane te monitoruara, nje njoftim te cilin sipas Kodit Rrugor, qytetaret duhet ta dine.

Saktesisht, ne nenin 197, ne piken 5, parashikohet ky fakt.

"Në rastet kur përcaktimi i shkeljes bëhet me pajisje elektronike dhe automatike dixhitale në akset rrugore ku janë vendosur tabela sinjalizuese, në procesverbalin e konstatimit të shkeljes pasqyrohet argumentimi i shkeljes. Në aktet në zbatim përcaktohet modeli i procesverbalit dhe procedurat përkatëse të plotësimit. Për njoftimin e shkeljes në këto raste zbatohen dispozitat e nenit 199 të këtij Kodi".

Radarë e kamera vëzhgimi të fshehta, ja rrugët ku mbikqyret

Por megjithese Kodi Rrugor nuk eshte zbatuar, ajo qe dihet informalisht në Shqipëri, deri tani, eshte se monitorimi i shpejtësisë me radarë dhe kamera inteligjente është i përqendruar kryesisht në rrugët kombëtare kryesore dhe akset e mëdha:

Rrugët e vendosur nën kujdesin e radarit/kamerave (testim/aktiv)
1. Autostrada Tiranë‑Durrës

Përmes sistemit “Scout” të kamerave të shpejtësisë, vendosur kohët e fundit për monitorim të vazhdueshëm .

2. Rruga Durrës‑Rrogozhinë‑Fier‑Vlorë

Segmentet Durrës–Rrogozhinë, Rrogozhinë–Fier dhe Fier–Vlorë tashmë janë nën mbikëqyrje 24/7 nga kamera inteligjente që regjistrojnë shkeljet në trafik euronews.al+3albaniantimes.al+3politiko.al+3.

3. Golem (afër stacionit të trenit)

Një pikë testimi me sistem inteligjent, aktualisht në funksion testimi për radarë/kamera automatikë .

4. Mbikalimet “Spille 1” dhe “Spille 2”

Zona të dedikuara testimi për kamerat inteligjente për regjistrimin e shkeljeve .

5. “Zham Sektor”, Bisht i Zhurit dhe Rrogozhinë

Pikë tjetër testimi që përfshihet në fazën aktuale të instalimit të kamerave .

6. Unaza e Madhe e Tiranes

Denoncuars e fundi per gjoba te vendosura nga punonjesit e policise pa lajmeruar qytetaret edhe dy jave pas penalizimit dhe duke u bere shkak per ngarkimin e tyre edhe me kamaten si dhe duke u hequr atyre mundesine ligjore te apelimit te masave administrative te vendosura.

Cfare pritet ne vazhdim: 

Mesohet se ndodhet ne gaze testimi zgjerimi kombëtar i monitorimit që përfshin edhe aksin Tiranë‑Elbasan, Rinas‑Vorë‑Tiranë dhe Elbasan‑Rrogozhinë. 

ME TE LEXUARAT