Lirohet pas dy vitesh ngna arresti Jamarbër Malltezi
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi nuk do të jetë më në “arrest shtëpie”. Këtë të hënë gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi që të pranojë kërkesën e Malltezit duke shfuqizuar arrestin shtëpiak.
Shfuqizimi i kësaj mase ka ardhur kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh.
Diten e sotme GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesen e gjyatqres së Posaçme, Elsa Ulliri, e cila ditë më parë kërkoi që të dorëhiqet nga procesi gjyqësore për “Partizanin” pasi është kushërira e deputetes së PD, Andia Ullirit.
Në përfundim të seancës, në një prononcim për mediat, vetë Malltezi u shpreh se procesi ndaj tij "ishte një llum dhe paçavure" që u mor zvarr me urdhër të kryeministrit Rama. Sipas tij, prokurorët janë të nënshtruar politikisht dhe i binden urdhërave të Edi Ramës, duke zhvilluar një proces qesharak dhe të ndotur.
“Kemi të bëjmë me proces të ndotur, me urdhër politik, do të jem në të gjitha seancat dhe do të përballemi, ka kaq shumë gjëra qesharake sa nuk e keni idenë. Shuma besoj ishte 3 milionë lekë por ta mësoj kur të marr dokumentin”, u shpreh Malltezi.
Kujtojmë se në tetor të vitit 2023 dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi u prangos në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash” lidhur me dosjen “Partizani”.
Qëndrimi i tij në qeli zgjati për rreth një muaj pasi në nëntor të po të njëjtit vit, GJKKO vendosi që të ndryshonte masën e vendosur ndaj tij, nga “arrest me burg” në arrest shtëpie”.
Prej nëntorit të dy viteve më parë, Malltezi ka respektuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërkohë që në maj të këtij viti, gjyqtarja Flojera Davidhi kaloi për gjykim dosjen “Partizani” në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi” dhe personave të tjera, të cilët janë të pandehur në këtë proces gjyqësor që ka nisur më shumë se një vit më parë.
SPAK e akuzon ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani”. Në këtë territor, janë ngritur 18 kulla banimi dhe shërbimesh.
FAKTI PENAL NË NGARKIM TË SALI BERISHËS DHE JAMARBËR MALLTEZIT:
Në vijim të hetimit, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, nga:
Shtetasi Sali Berisha, është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
1- Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.
2- Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij.
3- Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.
Përfitimi i parregullt në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi, në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit, shtetasit Sali Berisha, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se është:
1- Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi Jamarbër Malltezi.
2- Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi.
3- Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672.976.832 lek ose 5.420.345 euro.
Shtetasi Jamarbër Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin S. B., pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta si më poshtë:
1- Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi Jamarbër Malltezi.
2- Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi.
3- Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672.976.832 lek ose 5.420.345 euro.
Të pandehurit për dosjen “Partizani”:
-Sali Berisha: Akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin
-Jamarbër Malltezi: Akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.
- Fatmir Bektashi: Akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
- Xhimi Begeja: Ortaku i Jamarbër Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim
- Andia Pustina: Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k; Akuzohet për 'Pastrim Parash'.
-Studio Pustina sh.p.k: Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
-Shoqëria Homeplan sh.p.k.: Akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
-Shoqëria Kontakt sh.p.k.: Akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.