Kapitull i ri për PS në Vlorë, Rama: Klevis Kason do e keni gjithmonë këtu

Politikë

Kapitull i ri për PS në Vlorë, Rama: Klevis Kason do e keni

Kreu i qeverisë, nga Vlora e nxehtë, theksoi se puna e deri tanishme me grupin e deputetëve në këtë qark ka sjellë një rezultat shumë të mirë dhe përbën vetëm hapin e parë të një serie reformat që priten në vijim.

Gjatë një deklarate për mediat, krah kryebashkiakut Ermal Dredha, Rama njoftoi dhe hapjen e një kapitulli të ri për forcën politike që ai drejton në këtë qark.

Kryesocialisti tha se janë emëruar në detyrë dy bashkëkryetarët e rinj, Erjona Ismaili dhe Klevis Kaso, ku ky i fundit do të jetë i pranishëm në Vlorë për të mbajtur shtëpinë e partisë gjithmonë hapur dhe për t’iu gjendur afër qytetarëve,

“Ajo që ne kemi bërë në Vlorë me grupin e deputetëve që na dha një rezultat tepër të mirë është vetëm hapi i parë për disa reforma në vijimësi që do të ofrohen. Një kapitull i ri do të fillojë edhe për partinë socialiste të Vlorës Ku janë komanduar dy bashkëkyetar të rinj Erjona dhe Klevisi.

Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë shtëpinë e partisë socialiste”, tha Rama, teksa më tej theksoi se të gjithë kryetarët e kësaj organizate politike do të vlerësohen sipas kontributit që kanë dhënë deri më 11 Maj, ndërkohë që partia do të hapet plotësisht për përfshirjen e personave të rinj dhe krijimin e grupeve të reja me qytetarët.

 Pjesë nga fjala e Ramës:

Ajo që ne kemi bërë në Vlorë me grupin e deputetëve që na dha një rezultat tepër të mirë është vetëm hapi i parë për disa reforma në vijësi që do të ofrohen.

Një kapitull i ri do të fillojë edhe për partinë socialiste të Vlorës Ku janë komanduar dy bashkëkyetar të rinj Erjona dhe Klevisi.

Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë shtëpinë e partisë socialiste.

Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maji Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individ të rinj të jenë kontribues do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohe reale.

Këtu nuk ka të majtë edhe të djathtë këtu tek ne, ka parazitë dhe njerëz që janë të gatshëm për t’i shërbyer Vlorës. Parazitët janë edhe të majtë edhe të djathtë ndërsa edhe këta që janë të aftë janë edhe të majtë edhe të djathtë ne jemi me këta të dytët pavarësisht ngjyrimeve politike. Kjo është qasja që ne kemi zgjedhur dhe besoj se do kjo qasje do të sjellë vetëm gjëra të mira të Vlorës.

ME TE LEXUARAT