“Fshat turistik pa leje në Theth”/ Rama: Zonja Gjeli, e padenjë të paguhet si prokurore
Kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza të forta ndaj një prokuroreje, të cilën e identifikoi si zonja Gjeli, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe pengim të projekteve me rëndësi publike.
Sipas Ramës, zonja në fjalë ka ndërtuar një “fshat të vogël turistik pa leje”, por ndryshe nga qytetarët e zakonshëm, për të nuk është hapur çështje penale. Ai tha se ky është “kulmi i një zinxhiri të gjatë hallkash që dështojnë të veprojnë siç duhet”.
Rama: Ka ngritur fshatin e tij të vogël turistik pa leje, për zonjën Gjeli jo s’përbën vepër penale, është një kulminacion i një zinxhiri jo të shkurtër hallkash. Meqë kththem nga Vlora ku vazhdojmë punën që na obligon po ju jap një tjetër fakt se si na është vërë e pamundur të vijojmë projektin Vlora sport tek Pylli i Sodës, ka lënë në baltë të gjithë strukturat, e padenjë të paguhet si prokurore. Çështja e saj t’i përcillet KLP.
Të shikojë dëmin e madh që ka sjellë mosfillimi i çështjes për interesin publik. Ky është rasti i parë që do ndeshemi prokurorë territoresh paguhen më shumë se sa mjekët dhe mësuesit se sa punonjësit e policisë dhe nga ana tjetër tradhtojnë me paaftësinë e tyre apo me qëllim, me paturpësi interesat e republikës së Shqipërisë.