Brenda 10 ditëve Turqia regjistron 761 zjarre, shkatërrohen disa fshatra në Izmir

Bota

Brenda 10 ditëve Turqia regjistron 761 zjarre, shkatërrohen disa

Turqia ka regjistruar 761 zjarre vetëm gjatë 10 ditëve të fundit, që përbëjnë rreth një të katërtën e të gjitha zjarreve të këtij viti, sipas shifrave qeveritare të publikuara dje.

Drejtoria Turke e Komunikimeve njoftoi në rrjetin social X se, që nga dita e djeshme të gjitha zjarret janë shuar ose janë vënë nën kontroll.

Mes tyre ishin edhe 20 zjarre të mëdha, që përfshinë provincat Izmir, Sakarya, Hatay, Bilecik, Manisa, Stamboll dhe Bursa.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya deklaroi se vetëm në Izmir janë dëmtuar rëndë të paktën 228 shtëpi, ndërsa vlerësimi i plotë i dëmeve është ende në proces.

Ai gjithashtu shtoi se njerzit që kanë humbur shtëpitë e tyre do të strehohen përkohësisht në kontejnerë.

Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke djegur tre fshatra në Izmir dhe duke i marrë jetën një burrë 81-vjeçar dhe dy punonjësve të shpëtimit.

Dhjetra mijra njerëz janë evakuuar në zona të tjera të vendit gjatë ditëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, Turqia ka në dispozicion 27 aeroplanë dhe 105 helikopterë për shuarjen e zjarreve.

ME TE LEXUARAT