“Nga halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut”, Ilir Meta “shpërthen” ndaj Monika Kryemadhit: U thashë fëmijëve që nëna e tyre të mos përmendë emrin tim

Kosovë&Rajon

“Nga halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut”, Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë mesditën e kësaj të hëne nga ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi jashtë ambienteve të SPAK ku akuzoi publikisht "besnikun" e Ilir Metës, Tedi Blushin si “palë” me Prokurorinë e Posaçme.

Përmes një reagimi në rrjetet e tij sociale, Meta hedh poshtë akuzat e zonjës Kryemadhi se ai dhe Blushi "flasin në fjalët e Dumanit", duke theksuar se ndryshe nga sa deputetja e PL-së pretendon, ata kanë “çmontuar” organizatën kriminale të “orkestruar” nga kreu i SPAK.

“Ilir Meta dhe Tedi Blushi iu janë përgjigjur këtyre shpifjeve monstruese që filluan me rrëmbimin tim monstruoz, me hetimin monstruoz dhe me izolimin tejet monstruoz, që nuk ka lidhje me asnjë fakt dhe provë penale për Ilir Metën”, shkruan Meta, teksa nga qelia e ka quajtur ish-bashkëshorten e tij "Zeqine" të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Ai shton se për hir të fëmijëve kishte vendosur që të mos merrej më me Kryemadhin, por sipas tij “ajo po përdoret për interesa të caktuara”. 

Gjithashtu, presidenti i Partisë së Lirisë thekson se nuk beson në vërtetësinë e pretendimeve për kartat bankare, duke i cilësuar si mashtrime me qëllim për të justifikuar hetimet ndaj tij.

“Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.

Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje "Zeqinesë" të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh”, shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Në respekt dhe përkujdesje të tre fëmijëve të mi u kisha thënë pas zgjedhjeve, që nëna e tyre të mos e përmendte më emrin tim në publik se nuk doja të merresha më me të.

Por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine" e SPAK-ut.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi, jo vetëm që nuk përsërisin akuzat e Altin Dumanit, por vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta banakre të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi iu janë përgjigjur këtyre shpifjeve monstruese që filluan me rrëmbimin tim monstruoz, me hetimin monstruoz dhe me izolimin tejet monstruoz, që nuk ka lidhje me asnjë fakt dhe provë penale për Ilir Metën.

Përkundrazi. faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjet apo që kanë patur dijeni për shkeljet e ligjeve apo që janë vërtetuar si dëshmitarë të rremë, që dihet publikisht që ishin në listat e kandidatëve për deputet të “Rilindjes" dhe kanë punuar për “Rilindjen” me material shtrëngues.

Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.

Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje "Zeqinesë" të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh.

 

 

ME TE LEXUARAT