Zbardhet dosja e kapanonëve në Theth, "pronare" e moshuara: Shita bagëtitë dhe mora lekë borxh nga të afërmit për t’i vendosur

Aktualitet

Zbardhet dosja e kapanonëve në Theth, "pronare" e moshuara:

Ka dalë dosja në të cilën sqarohen arsyet e Prokurorisë së Shkodrës për mosfillimin e procedimit penal në lidhje me vendosjen e 10 kapanoneve në Theth.

Sipas dosjes, këto kapanone janë vendosur në pronën e shtetases Lene Prroni. Kjo e fundit, pas kallëzimit nga IMT Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër se kapanonet janë vendosur pas lejet përkatëse, ka deklaruar se paratë për këto objekte i ka marrë borxh.

Ajo ka pohuar se kapanonet e gjetura janë të vendosura në pronën e saj, e cila është një pronë që ajo e ka të trashëguar nga paraardhësit e saj. Po ashtu deklaron se është interesuar pranë bashkisë për të marrë leje ndërtimi për vendosjen e tyre, por i kanë thënë se nuk japin leje, pasi duhen dokumente pronësie që të përfitosh dhe ajo nuk ka dokumente pronësie, por e ka të trashëguar pronën brez pas brezi.

Gjithashtu deklaron se në dijeninë e saj, për objektet që janë pa themele, pa betone, nuk ka nevojë për të marrë leje. Më tej e moshuara tregon se paratë për ndërtimin e këtyre kapanoneve i ka marrë borxh, tek të afërmit e saj, për të ndërtuar këta kapanone, si dhe ka pasur rreth 300 krerë bagëti në Dukagjin, por duke qenë se nuk kishte çoban për t’u kujdesur për to, i ka shitur të gjitha.

Këto kapanone janë denoncuar sot publikisht edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama i cili thotë se kjo paligjshmëri është në kurriz të banorëve të fshatit turistik.

Rama shtoi se ndaj prokurores së çështjes Elsa Gjeli Ministria e Drejtësisë do të bëjë denoncim pranë KLP, për mosfillim të hetimeve dhe pezullimin e kësaj çështjeje./tch

 

 

 

ME TE LEXUARAT