Rama i PRERË, thirrje të rinjve: Hajde aplikoni për postet e drejtorëve në Vlorë

Politikë

Rama i PRERË, thirrje të rinjve: Hajde aplikoni për postet e

Kryeministri Edi Rama pas takimit në Bashkinë e Vlorës dhe inspektimit në disa zona të qytetit me qëllim për të parë situatën në të cilën vendi ndodhet sa i përket zaptimit të hapësirave publike nga bizneset private, ka zhvilluar një konferencë për gazetarët.

Krah kryebashkiakut të qytetit, Ermal Dredhës, Rama i prerë dhe i qartë theksoi se të gjithë deputetët duhet të jenë në terren dhe t’i përgjigjen problemeve të qytetarëve.

Sa i përket “çlirimit” të trotuareve, kreu i qeverisë theksoi se qëllimi i tij nuk është t’i “zërë frymën” pronarëve, por që të harmonizohen interesat e të dyja palëve, si të biznesit po ashtu dhe të qytetarit.

“Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren. Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve, tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve, biznesit dhe qytetarëve.

Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët. Të gjithë njësitë e shërbimit në Lungomare do të kenë një dizanj të ri për të harmonizuar nevojë dhe interesin e tyre Problematika e zënies së hapësirës publike është në çdo rrugë dhe në çdo rrugë do të veprohet”, tha Rama, teksa më tej u ndal dhe te emërimi i drejtorëve të rinj.

Kryeministru u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të konkurrojnë për postet përkatëse të Bashkia dhe se vetë Rama do të jetë pëkrah tyre dhe do t’i mbështesë.

“Drejtorët e bashkisë së dorëhequr kanë treguar se janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë Ndërkohë që atyre mund t’ju jepen mundësi të reja në të ardhmen.

Por dua t’i bëj thirrje që të gjithë ata që vijnë të shërbejnë siç duhet. Ne do të jemi shumë kërkues sa i përket shërbimeve dhe emërimit të tyre sipas meritës E njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qendrore në Vlorë të cilët janë dorëhequr Asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj, të gjithë janë të mirëpritur të kontribuojnë më shumë për qytetin.

Të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë në Tiranë apo jashtë vendit që janë të dëshiruar të shërbejnë në administratën e shtetit apo në administratën e Vlorës që punojnë kamarier apo punë të tjera Janë të pritur që të vijnë dhe të konkurrojnë për postet përkatëse Bashkia do të konfirmojë të gjitha dorëheqet dhe do të hapi garën për udhëheqës të rinj”, tha Rama ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja, duhet që ata të dalin në terren dhe t’u shërbejnë qytetarëve.

Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren. Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve, tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve, biznesit dhe qytetarëve.

Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët. Të gjithë njësitë e shërbimit në Lungomare do të kenë një dizanj të ri për të harmonizuar nevojë dhe interesin e tyre Problematika e zënies së hapësirës publike është në çdo rrugë dhe në çdo rrugë do të veprohet.

Problemi tjetër i Vlorës janë parkimet. Kemi filluar punën për dy parkime publike dhe do të hapim të tjera investime në vijësi, por kjo gjë nuk justifikon parkimin në kundërshtim me ligjin duke zënë hapësirën e këmbësorëve Policia rrugore do të jetë shumë e ashpër në këtë drejtim

Problemi i ujit të pijshëm një tjetër problem i adresuar Për shkak të ngarkesës që ka qyteti në këtë periudhë dhe për shkak të investimeve. Çfarë kemi konstatuar është një keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës në këtë drejtim Ka një abuzim madhor për konsumimin e ujit të pijshëm për të vaditur bahçet dhe tokat bujqësorë Ministria po përgatitë një paketë për ta reformuar këtë sektor Me qëllimin përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm Kryesisht në zonat turistike.

Drejtorët e bashkisë së dorëhequr kanë treguar se janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë Ndërkohë që atyre mund t’ju jepen mundësi të reja në të ardhmen. Por dua t’i bëj thirrje që të gjithë ata që vijnë të shërbejnë siç duhet. Ne do të jemi shumë kërkues sa i përket shërbimeve dhe emërimit të tyre sipas meritës E njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qendrore në Vlorë të cilët janë dorëhequr Asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj, të gjithë janë të mirëpritur të kontribuojnë më shumë për qytetin.

Të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë në Tiranë apo jashtë vendit që janë të dëshiruar të shërbejnë në administratën e shtetit apo në administratën e Vlorës që punojnë kamarier apo punë të tjera Janë të pritur që të vijnë dhe të konkurrojnë për postet përkatëse Bashkia do të konfirmojë të gjitha dorëheqet dhe do të hapi garën për udhëheqës të rinj.

 

ME TE LEXUARAT