“Ishte një minutë… një çast lumturie"/ Ori Nebiaj tregon momentin “epik” kur i shkroi ish-it në dasmën e shoqes
Opinionistja e Big Brother VIP Albania 3, Ori Nebiaj, ndau një nga momentet më të sikletshme dhe njëkohësisht gazmore të jetës së saj personale gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”.
E pyetur nëse i ka shkruar ndonjëherë një ish-të dashuri nën efektin e alkoolit, Ori pranoi pa hezitim: “Po, ka ndodhur. Vetëm një herë… por e mbaj mend shumë mirë.”
Ngjarja, sipas saj, ka ndodhur disa vite më parë në dasmën e një shoqeje të ngushtë dhe ishte e nxitur nga atmosfera festive dhe “ndoshta ndonjë gotë më shumë”.
“Episodi ishte epik fare, por u pendova në sekondë. Nuk mbaj mend çfarë i kam shkruar, dhe s’kishte ndonjë rëndësi të madhe – thjesht një moment gabimi”, u shpreh ajo.
Ori shtoi se nuk e ka përjetuar si dramë, por si një çast impulsiv që ndodh në ato mbrëmje ku emocioni kalon kufijtë.
“Ishte një minutë… një çast lumturie,” tha me humor.