Përfshihet nga flakët e zjarrit një banesë në Pogradec, detajet e para! Ja çfarë dyshohet
Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pak minuta më parë në fshatin Trebinjë të Mokrës në Pogradec, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer papritur dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën, i favorizuar nga temperaturat e larta të verës.
Banorët e shtëpisë kanë arritur të dalin me shpejtësi jashtë, duke shpëtuar pa lëndime. Në ndihmë është njoftuar shërbimi zjarrfikës, i cili ndodhet rrugës për në zonë. Për shkak të largësisë së fshatit dhe infrastrukturës së vështirë, mbërritja e zjarrfikësve pritet të kërkojë pak kohë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shkaku paraprak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike, por hetimet pritet të konfirmojnë më saktë rrethanat. Ndërkohë, banorët e zonës po ndihmojnë me mjetet e tyre për të kufizuar përhapjen e flakëve deri në mbërritjen e forcave të emergjencës.