IKMT zbulon detaje nga AKSIONI në Theth: Brenda ditës së sotme do të shemben 20 subjekte pa leje

Aktualitet

IKMT zbulon detaje nga AKSIONI në Theth: Brenda ditës së sotme do

IKMT ka publikuar pamjet nga aksioni i shembjes së subjekteve pa leje në zonën e Thethit.

Mësohet se brenda ditës së sotme janë planifikuar të shemben 20 objekte/ struktura të ngritura në kundërshtim me ligjin.

"Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Shkodër (IMT Bashkia Shkodër), ka nisur sot një aksion të koordinuar në zonën e mbrojtur të Thethit, me qëllim prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

Gjatë ditës së sotme është planifikuar ndërhyrja në 20 objekte/struktura të ngritura në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Aksioni do të vazhdojë në ditët në vijim me goditjen e ndërhyrjeve të paligjshme në zonën turistike të Thethit", thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT