Moti i nxehtë “përvëlon” Greqinë, shteti urdhëron pushime

Kosovë&Rajon

Moti i nxehtë “përvëlon” Greqinë, shteti

Autoritet greke kanë urdhëruar pushime të detyrueshme nga puna në zonat që temperatura pritet të kalojë 40 gradë Celsius. Të dielën një pjesë e Greqisë u përfshi nga një valë e të nxehtit ekstrem, që pritet të zgjasë deri të enjten.

Ministria e Punës në Greqi ka ndaluar punët fizike jashtë dhe shpërndarjen e ushqimit nga ora 12:00 deri në orën 17:00. Urdhëri do të zbatohet kryesisht në rajonet qendrore të Greqisë dhe në disa ishuj.

Në Athinë nuk u mor ndonjë masë emergjente, pasi vala aktuale e të nxehtit në kryeqytet nuk konsiderohet e pazakontë. Meteorologët raportojnë se temperaturat më të larta do të jenë ditën e martë edhe të mërkurën.

Në ishuj dhe përgjatë bregdetit, temperaturat pritet të jenë tre deri në pesë gradë më të ulëta sesa në pjesën kontinentale dhe në qendrat urbane.

Ndër rekomandimet më të rëndësishme për qytetarët janë: shmangia e qëndrimit jashtë gjatë orëve të nxehta të mesditës, konsumimi i shumtë i ujit, shmangia e alkoolit, ngrënia e ushqimeve të lehta dhe evitimi i aktiviteteve sportive në ambient të hapur.

 

ME TE LEXUARAT