Në gjendje të rëndë prej ditësh, ndërron jetë gruaja që u plagos nga shpërthimi i bombolës në Lezhë
Lajmifundit
/
7 Korrik 2025, 10:07
Aktualitet
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ku ndodhej prej disa ditësh, 64-vjeçarja Marie Biba, e cila u plagos ga një shpërthim bombole gazi në banesën e saj në Ishull-Shëngjin në Lezhë.
Mësohet se e moshuara kishte pësuar djegie në rreth 80 për qind të trupit dhe nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë jetë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e saj më 27 qershor, ku dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.