Zaptuan hapësirat publike në Shëngjin, Policia aksion për lirimin e tyre! Gjoba dhe sekuestrime ndaj subjekteve

Aktualitet

Zaptuan hapësirat publike në Shëngjin, Policia aksion për

Policia në Shëngjinë vijon aksionin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve. 

Një grup i përbashkët pune nga Bashkia Lezhë, Policia Bashkiake, Drejtoria e Urbanistikës, Drejtoria e Taksave dhe Njësia Administrative ka zhvilluar sot një kontroll të gjerë në terren përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit.

Kontrollet u përqendruan në rastet e abuzimeve me çmimet e parkingjeve, verifikimin e kontratave të stacioneve të plazheve të menaxhuara nga subjekte private, përfshirë edhe ato të menaxhuara nga kompania “Lezha Invest”, si dhe zënien pa të drejtë të hapësirave publike në stacionet e plazheve publike.

Si rezultat i aksionit, janë konstatuar një sërë shkeljesh. Për subjektet në shkelje janë marrë masa administrative, janë vendosur gjobitje dhe sekuestrime, ndërsa disa raste janë referuar pranë Drejtorisë së Tatimeve për hetim të thelluar tatimor.

ME TE LEXUARAT