"Operacioni Flamuri i Zi" në Jemen, ministri izraelit: Do t’i presim dorën kujt na sulmon

Bota

"Operacioni Flamuri i Zi" në Jemen, ministri izraelit: Do

Izraeli bën me dije se ka bombarduar tre porte dhe një termocentral në zona të ndryshme të Jemenit të kontrolluara nga rebelët houthi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, konfirmoi se në objektivin e tyre ishte dhe anija tregtare Galaxy Leader, e cila u rrëmbye nga grupi rebel në vitin 2023 dhe u përdor për të monitoruar anijet e ndryshme në ujërat ndërkombëtare.

Pas sulmeve izraelite në portet Hudaydah, Ras Isa dhe Saif, dy raketa u lëshuan nga Jemeni në Izrael, sipas ushtrisë izraelite.

Mediat e drejtuara nga Houthit në Jemen thanë se sulmet ajrore izraelite goditën Hudaydah, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi dëmet ose viktimat.

Ministri Katz tha se sulmet ishin pjesë e "Operacionit Flamuri i Zi" dhe paralajmëroi se Houthit "do të vazhdojnë të paguajnë një çmim të lartë për veprimet e tyre".

"Fati i Jemenit është i njëjtë me fatin e Teheranit. Kushdo që përpiqet të dëmtojë Izraelin do të dëmtohet dhe kushdo që ngre dorë kundër Izraelit do t'i pritet dora", tha ai në një postim në X.

 

 

ME TE LEXUARAT