Plagosja e 31-vjeçarit në Tiranë, zbardhet DINAMIKA e ngjarjes

Aktualitet

Plagosja e 31-vjeçarit në Tiranë, zbardhet DINAMIKA e ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja në Allias të Tiranës, ku një 31-vjeçar i plagos me armë zjarr nga komshiu i tij.

Bëhet me dije se dy komshinjtë nuk ishin konfliktuar më parë, ndërsa motivi si motiv i sherrit, dyshohet se i plagosuri Sandrino Baci i ka ngacmuar bashkëshorten autorit. Ky i fundit, Korado Teodori, e ka ruajtur 31 -vjeçarin në banesë dhe më pas e ka ndjekur në rrugë.

Mësohet se fillimisht ata kanë debatuar me tone të ashpra, ndërsa më pas 38-vjeçari e ka qëlluar 31-vjeçarin me armë në puplën e këmbës dy herë dhe më pas është larguar.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e zonës dhe po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.

ME TE LEXUARAT