Policia dhe ARRSH “bashkojnë forcat”/ Monitorim inteligjent për rrugët e Shqipërisë

Aktualitet

Policia dhe ARRSH “bashkojnë forcat”/ Monitorim inteligjent

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, së bashku me drejtues të Policisë Rrugore, vizituan Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut për të diskutuar përdorimin e teknologjisë në kontrollin e qarkullimit rrugor.

Në takim ishte i pranishëm edhe kreu i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli.

Fokusi i diskutimeve ishte përdorimi i pamjeve nga kamerat dhe radarët ekzistues, si dhe nga pajisjet e reja që do të vendosen në rrugët e vendit.

Sipas autoriteteve, sistemi do të ndihmojë në identifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të qarkullimit, por edhe në rritjen e sigurisë publike dhe hetimin e ngjarjeve kriminale.

Palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit dhe vënien në funksion të radarëve të kalibruar në akse rrugore dhe tunele për monitorim më efikas.

 

 

ME TE LEXUARAT