Me 10 milionë lekë të vjetra kapital, Donald Veshaj kërkon leje ndërtimi për kullë 33 kate në Vlorë

Showbiz

Me 10 milionë lekë të vjetra kapital, Donald Veshaj kërkon

Donald Veshaj po zgjeron aktivitetin e tij përtej ekranit dhe muzikës. Kompania “DGC” sh.p.k, e krijuar prej tij dhe biznesmenit Glenis Çobo, ka hyrë në sektorin e ndërtimit me një projekt ambicioz në Vlorë.

Bëhet fjalë për një kullë 33-katëshe me funksion banimi dhe hotelerie, e cila do të ketë gjithashtu edhe 4 kate nën tokë. Projekti është paraqitur për miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit, gjatë mbledhjes së zhvilluar më 29 prill.

Shoqëria “DGC” SHPK është themeluar në vitin 2024 dhe operon në fushën e investimeve dhe zhvillimit në ndërtim, duke përfshirë projekte civile, hoteleri dhe plane urbanistike.

Nëse projekti merr dritën jeshile nga KKT-ja, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, Donald Veshaj do të shënojë zyrtarisht hyrjen e tij në tregun e ndërtimeve me një nga projektet më të mëdha në bregdetin shqiptar.

ME TE LEXUARAT