U aludua se është në burg, Selin Bollati poston FOTO me babain e saj

Fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka zgjedhur të marrë disa ditë pushim pas përfundimit të eksperiencës së saj në shtëpinë e famshme.
Ajo ka udhëtuar jashtë Shqipërisë për disa ditë relaksi, e shoqëruar nga babai i saj, Toni Bollati.
Gjatë sezonit të Big Brother VIP Albania, mungesa e tij në studio dhe komunikimi i kufizuar kishin nxitur diskutime dhe aludime në rrjetet sociale, të cilat u shtuan edhe pas finales, kur ai u shfaq virtualisht përmes një hologrami.
Me postimet e fundit në Instagram, Selin Bollati duket se ka sqaruar gjithçka, duke ndarë momente nga udhëtimi me të atin në një qytet europian.
“Këto dy ditë shijuam një pushim të shkurtër, por shumë të nevojshëm”, shkroi ajo krahas fotove.



