Izraeli urdhëron evakuime në jug të Libanit/ IDF paralajmëron sulme të reja: Largohuni me kilometra

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve të disa fshatrave në jug të Libanit që të evakuohen menjëherë, përpara sulmeve të pritshme ndaj Hezbollah.
Në një mesazh të publikuar në platformën X, zëdhënësi në gjuhën arabe i ushtrisë izraelite deklaroi se veprimi vjen pas asaj që Izraeli e konsideron shkelje të marrëveshjes së armëpushimit nga Hezbollah.
“Për sigurinë tuaj, duhet të largoheni menjëherë nga shtëpitë dhe të qëndroni larg fshatrave dhe qyteteve në një distancë jo më pak se 1 mijë metra”, thuhet në njoftim.
Pavarësisht armëpushimit të hyrë në fuqi në mes të prillit, përplasjet mes Israel Defense Forces dhe Hezbollah kanë vijuar pothuajse çdo ditë në jug të Libanit.
Një ditë më parë, Hezbollah deklaroi se kishte lëshuar raketa dhe dronë drejt bazave ushtarake në Israel, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite në Beirut dhe në jug të vendit.
Sipas autoriteteve libaneze, 11 persona humbën jetën nga sulmet izraelite gjatë së premtes.


