Protesta e kamionistëve në Mal të Zi/ Ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit

Aktualitet

Protesta e kamionistëve në Mal të Zi/ Ndalohet qarkullimi i

Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më 14 prill 2026, duke nisur nga ora 09:30, Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi do të zhvillojë një protestë që pritet të zgjasë 72 orë.

Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, gjatë kësaj periudhe nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria drejt Malit të Zi përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Ndërkohë, në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Malin e Zi do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Policia Kufitare u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë kufizimet e përkohshme të lëvizjes, me qëllim shmangien e bllokimeve dhe incidenteve gjatë zhvillimit të protestës.

ME TE LEXUARAT