Protesta e PD/ Flamur Noka përplaset me efektivët civilë të policisë: Pse i prek qytetarët
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2026, 22:05
Aktualitet

Një përplasje u regjistrua pranë selisë së Partisë Demokratike ku deputetët e PD-së, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi u konfrontuan me dy persona që dyshohet se ishin efektivë policie të veshur civil.
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të protestës së opozitës. Situata u tensionua për disa minuta, ndërsa në vendngjarje ndërhynë forca të tjera policore, të cilat bënë të mundur shuarjen e përplasjes dhe normalizimin e situatës.


