Protesta e PD-së/ Mbërrijnë përpara kryeministrisë militantët e parë, të tjerë po presin daljen e Berishës

TIRANË- Partia Demokratike pritet të nisë protestën e radhës në kryeqytet. Ndryshe nga tubimet e kaluara, kësaj radhe PD ka ndërruar skenar. Para Kryeministrisë nuk do të mbahet asnjë fjalim, ndërsa militantët fillimisht u mblodhën para selisë së PD dhe bashkë me Berishën do të nisen drejt godinës së Kryeministrisë.
Është e dyta herë radhazi që Policia e Tiranës nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të protestës, përkthyer kjo në përgjithësi direkte nga organizatorët.
Nisur nga përvoja e 3 protestave të fundit kombëtare të PD-së, 24 janar, 10 dhe 20 shkurt, me bomba molotovë, gurë e fishekzjarrë, shumica e të cilave shënjestruan uniformat blu, policia nuk e aprovon.
Edhe informacionet për këtë protestë të sotme, përfshirë këtu thirrjet publike të drejtuesve të PD-së, janë sërish për dhunë. Këto përmend si arsye kyçe policia për mosgarantimin e tubimit./Shqiptarja


