“Pusho në paqe gjysma ime”, viktima e aksidentit në Pogradec ishte bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare

Aktualitet

“Pusho në paqe gjysma ime”, viktima e aksidentit në

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur qytetin e Pogradecit dhe komunitetin online. Alfons Bleta, 34 vjeç, ka humbur jetën mëngjesin e 10 korrikut në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të zonës së njohur si “Tuneli” pranë fshatit Piskupat.

Mjeti që ai po drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Ohrit, duke i marrë jetën në mënyrë tragjike.

Alfonsi ishte bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare Ejona Bleta – e njohur në rrjet si Ejona Vlogs – e cila ka ndarë shpesh momente të jetës familjare, natyrës dhe përditshmërisë nga Pogradeci, ku jetonin së bashku me djalin e tyre të vogël.

Çifti ishte kthyer në Shqipëri në vitin 2024 pas disa viteve qëndrimi në Zvicër, duke zgjedhur të ndërtonin jetën pranë familjes së tyre në vendlindje.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Alfonsit ka prekur ndjekësit e shumtë të Ejonës, e cila publikoi një mesazh të dhimbshëm në Instagram:
“Xhiro jonë e fundit… pusho në paqe gjysma ime… humba bashkëshortin tim, babin e Reit. Shpirti im është në zi.”

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit që i mori jetën të riut.

Një ngjarje që ka lënë në dhimbje një familje të re dhe ka tronditur zemrat e mijëra ndjekësve që kanë ndjekur me simpati historinë e tyre.

ME TE LEXUARAT