Përplasja me armë në Tiranë, sherri për paratë me fajde?!
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Sami Frashri”, ku një person u qëllua me armë dhe u dërgua në një spital privat në Tiranë pas ngjarjes.
Shtate persona kanë qenë të ulur së bashku në një tavolinë brenda restorantit, ku dy prej tyre pasi debatuan, kanë goditur njëri-tjetrin.
Raportohet se njëri prej tyre i ka dhënë dorën të gjithë personave në tavolinë, ndërsa personi tjetër ka refuzuar duke e ofenduar.
Më pas sherri ka degraduar në konflikt fizik dhe me karrige, e më pas është përdorur arma.
Personat e përfshirë më pas janë larguar me 4 makina me shpejtësi të gjithë nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar policisë.