“E njeh Fatos Nanon?”, Rama me qytetarët në “Sy m’sy”: U fut në burg me urdhër nga i pari. Kukumjaçkat, insektet dhe bufi…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e radhës online në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale. Kryesocialisti u ndal te ish-kryeministri Fatos Nano, për të cilin tha se është burgosur me urdhër nga i pari i qeverisë së asaj kohe.
Sakaq komentoi edhe reformën në drejtësi, duke thënë se ‘drejtësinë e pavarur e solli PS, me mua në krye’.
“Ne kemi dorëzuar drejtësinë, shpatën qe i takon drejtësisë. E ka ajo zonja shpatën e drejtësisë. E keni parë atë? I ka dhe sytë e mbyllura.
E njeh Fatos Nanos? Ke dëgjuar? U fut në burg me urdhër nga i pari. Hidhu përpjetë ti bashkë me kukumjaçkat dhe insektet e kënetës nën ritmin e bufit, por e vërteta është kjo.
Nëse sot ka një SPAK, një Altin Duman, që meriton respekt, kjo ndodh sepse sot ka një drejtësi të pavarura nga pushteti politik, këtë e solli PS, me mua në krye. Nëse ne e hodhëm këtë hap, ti mendon që ne nuk e dënim që një drejtësi e pavarura do të godiste edhe brenda nesh. Vinte bufi herë pas here që përkëdhelte Lulin këtu. Më ke dëgjuar kur them që duam një drejtësi që të mos shohim majtas e djathtas, por të godasim majtas e djathtas.“, thuhet në njoftimin e policisë.