Pamje nga aksidenti, përplasen dy makina te ura e Tapizës, humb jetën gruaja, policia jep detaje

Aktualitet

Pamje nga aksidenti, përplasen dy makina te ura e Tapizës, humb

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje tek Ura e Tapizës në Krujë.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një grua.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Edhe pse ndërhyrja e ambulancës ka qenë e menjëhershme, ndihma ka rezultuar e kotë, pasi e moshuara – identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur për shkak se nuk ka qenë e pajisur me dokumente identifikimi – ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka ndaluar dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident, të cilët po merren në pyetje nga autoritetet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT