Shkatërrohet “vatra” e prostitucionit në Vlorë, arrestohet tutori 28-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja kineze (EMRAT)

Aktualitet

Shkatërrohet “vatra” e prostitucionit në Vlorë,

Një tjetër “vatër” prostitucioni është goditur në qytetin e Vlorës. Në pranga ka rënë tutori si dhe është shpallur në kërkim një shtetase me nënshtetësi kineze, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin shfrytëzonin për prostitucion 3 shtetase.

Fatjon Spaho 28 vjeç dhe kinezja Fengmei Gong 51 vjeçe, kishin përshtatur një apartament të marrë me qira në lagjen “10 Korriku”, për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit.

Fatjon Spaho dhe Fengmei Gong akuzohen për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, ndërsa janë proceduar penalisht dhe 3 shtetase të huaja H. G., B. A. dhe L. M., të akuzuara për veprën penale “Prostitucioni”.

"DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “Secret Flat”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit me shtetase të huaja.

Arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar dhe shpallet në kërkim një shtetase me kombësi kineze, të cilët kishin përshtatur një apartament në qytetin e Vlorës, për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Procedohen penalisht edhe 3 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.

Në bazë të kontrolleve të mbështetura në informacionet e inteligjencës policore, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të dhënies me qira të ambienteve për ushtrim prostitucioni, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë kanë zhvilluar planin operacional policor të koduar “Secret Flat”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast në këtë fushë.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim, shtetasi F. S., 28 vjeç, banues në Tiranë. Po për të njëjtat vepra penale, u shpall në kërkim edhe shtetasja F. G., 51 vjeçe, me kombësi kineze.

Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me qira një apartament në lagjen “10 Korriku”, të cilin e kishin përshtatur për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit.

Në këtë ambient, ata shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës tre shtetase të huaja me kombësi kineze, të cilave u kishin ofruar strehim dhe u siguronin klientët për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Prostitucioni”, në ngarkim të tre shtetaseve të huaja H. G., B. A. dhe L. M., të cilat shfrytëzoheshin nga këta dy shtetas dhe ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e shtetases së shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT