Shkodër/ Arrestohen babë e bir për kultivimin e 114 bimëve narkotike në Drisht

Aktualitet

Shkodër/ Arrestohen babë e bir për kultivimin e 114 bimëve

Vijon zbatimi i planit operacional antikanabis të Policisë së Shtetit, i koduar “Koordinata”. Në kuadër të këtij plani, dy shtetas, babë e bir, janë vënë në pranga në fshatin Drisht të Shkodrës, pas hetimeve që i identifikuan si autorë të kultivimit të 114 bimëve të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, duke përdorur metoda proaktive të hetimit.

Bimët narkotike u zbuluan dhe asgjësuan nga forcat e rendit më datë 2 korrik 2025, ndërsa hetimet çuan në arrestimin e shtetasve S. B., 62 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të dy banues në Drisht. Dyshohet se ata kanë bashkëpunuar për të kultivuar bimët në një zonë të pyllëzuar të fshatit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

ME TE LEXUARAT