Si ushqehen të miturit në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, ulërima e ofendime nga kujdestaret: Ndyrësirë

Aktualitet

Si ushqehen të miturit në Shtëpinë e Fëmijës

Një rast shqetësues është denoncuar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Në një video të pubikuar nga joq, mësohet se prej rreth një muaji një nga kujdestaret u ulëret vazhdimisht fëmijëve.

Ngjarjet mësohet se ndodhin në orët e mëngjesit, rreth orës 08:00, në kohën kur fëmijët ushqehen. Sipas qytetarëve që kanë dëgjuar situatën, sjellja e kujdestares nuk është e justifikueshme dhe shihet si abuzim psikologjik.

Fëmijët që ndodhen në këtë institucion janë ndër më të pambrojturit në shoqëri, prandaj edhe kërkohet vëmendje dhe përkujdesje e veçantë, jo ulërima dhe trajtim të ashpër.

Mesazhi i plotë i qytetarit: “Përshëndetje! Dua të ndaj një shqetësim urgjent! Tek shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli ka rreth 1 muaj që një nga kujdestaret dëgjohet sistematikisht që ulëret fëmijëve. Ora 8 e mëngjesit.

Nuk e di çfarë mund të ketë bërë një fëmijë që do të ushqehet për të merituar një trajtim të tillë. Ka rreth 1 muaj dëgjohet kjo. Më parë nuk kemi dëgjuar gjë.”

 

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT