Të dënuar për trafik droge në Shqipëri dhe Itali, arrestohen 2 persona në Tiranë (Emrat)

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Forcën e Posaçme Operacionale arrestuan dy shtetas të dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Në pranga u vu Klodian Hoxha, 43 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Ankonës në Itali me 8 vite e 6 muaj burg për trafik droge. Për të po vijojnë procedurat e ekstradimit drejt Italisë.
Po ashtu u arrestua edhe F. B., 26 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Rrjeta”, për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar.
Të dënuar me rreth 12 vjet burgim, për krime në fushën e narkotikëve, në Itali dhe në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.
Si rezultat i kërkimeve të bazuara dhe te puna policore operative, të kryera nga strukturat në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me synim lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, si dhe Forca e Posaçme Operacionale finalizuan operacionin e koduar “Rrjeta”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit:
-Klodian Hoxha, 43 vjeç, i kapur në Laprakë, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuan procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali;
-F. B., 26 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


