U filmuan duke parakaluar gabim në Elbasan, gjobiten rëndë gjashtë shoferët

Aktualitet

U filmuan duke parakaluar gabim në Elbasan, gjobiten rëndë

Gjashtë drejtues mjetesh janë gjobitur nga policia e Elbasanit, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor në akset "Elbasan- Librazhd"; "Elbasan-Peqin" dhe autostradën "Tiranë-Elbasan".

Policia bën me dije se nga publikimi në rrjetet sociale të automjeteve që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor, dy prej tyre janë gjobitur me 10 mijë lekë, ndërsa katër të tjerë me masën adiministrative 80 mijë lekë të reja.

Një nga drejtuesit është gjobitur edhe me 5 mijë lekë, pasi nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore dhe ka kryer parakalim të gabuar.

Njoftimi:

Në lidhje me 3 video të postuara në rrjete sociale, në të cilat shfaqen 6 automjete që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, bëjmë me dije se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet verifikuese dhe kanë ndëshkuar me masa administrative drejtuesit e automjeteve, si më poshtë:

Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që ka kryer parakalim të gabuar, në aksin "Elbasan- Librazhd";

Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që ka kryer parakalim të gabuar, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin".

Për sa i përket 4 drejtuesve të automjeteve që kanë kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, në autostradën "Tiranë-Elbasan":

- janë ndëshkuar secili me masë administrative 80 000 lekë dhe me zbritje të 15 pikëve nga leja e drejtimit, bazuar në pikën 3 të nenit 175 të Kodit Rrugor, 3 shtetasit që kanë ndjekur nga pas me automjetet e tyre, ambulancën, e cila është ka përdorur mjetet e sinjalizimit pamor dhe zanor, për të shfrytëzuar përparësinë e lëvizjes;

- është ndëshkuar me masë administrative 5 000 lekë, bazuar në pikën 2 të nenit 144 dhe në pikën 15 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore dhe ka kryer parakalim të gabuar.", njoftoi policia e Elbasanit.

ME TE LEXUARAT