Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive në Bashkinë Krujë!
Edhe në Bashkinë e Krujës ashtu si në të gjitha Bashkitë e vendit është zbatuar ultimatumi i Kryeministrit Edi Rama, për të dhënë dorëheqjen drejtorët dhe administratorët e njësive.
Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi. Përmes këtij procesi do të vlerësohet performanca në punë e secilit, nga një grup pune që kryesohet nga Kryetari i Bashkisë.
Në mbledhjen që kryeministri Rama zhvilloi ditën e premte (11 korrik) me kryetarët e bashkive të vendit ai kërkoi që të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në të gjithë vendin.
“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’iu ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata. Vota që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën mes sa jemi në anëtarët partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye.