Vjedhin makinën brenda në garazh në Tiranë, njëri autor arrestohet, tjetri në kërkim

Aktualitet

Vjedhin makinën brenda në garazh në Tiranë, njëri autor

Nje person u arrestua dhe nje tjeter u shpall ne kerkim pasi akuzohen se kane vjedhur nje automjet brenda garazhit ne zonen e Yzberishtit ne Tirane.

Lajmi u be i ditur nga policia:

Vodhën një automjet, në një garazh në rrugën "Kol Koçi", në Yzberisht, identifikohen dy autorët.
Vihet në pranga njëri prej tyre si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip "Nissan Micra", në një garazh në rrugën "Kol Koçi", në Yzberisht.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit(të arrestuar). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT