Sulm me dron në jug të Libanit, 6 të vrarë, rriten tensionet në kufi me Izraelin

Bota

Sulm me dron në jug të Libanit, 6 të vrarë, rriten tensionet

Të paktën gjashtë persona janë vrarë në një sulm me dron izraelit pranë një varreze në qytetin jugor Zebdin në Liban, sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze. Me këtë ngjarje, numri total i viktimave nga sulmet e së martës raportohet të ketë arritur në 15.

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, e ka dënuar ashpër ngjarjen, duke folur për shkelje të përsëritura të armëpushimit dhe duke bërë thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Izraelit për respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite (IDF) ka publikuar pamje nga shkatërrimi i një tuneli të Hezbollahut në jug të Libanit. Sipas saj, tuneli nëntokësor mbi 140 metra i gjatë u shkatërrua nga forcat speciale me mbi 24 ton eksplozivë në zonën Ras Binda.

Autoritetet ushtarake izraelite deklarojnë se brenda tunelit janë gjetur dhoma akomodimi, pajisje operative dhe armë, duke shtuar se ai ishte përdorur së fundmi për planifikim operacionesh nga Hezbollah.

ME TE LEXUARAT