E trishtë! Ndahet nga jeta aktori i famshëm

Bota

E trishtë! Ndahet nga jeta aktori i famshëm

Norman Lloyd, aktori i famshëm i Hollywood-it është ndarë nga jeta në moshën 106-vjeçare. Këtë lajm e bëri të ditur i biri i tij, Michael Lloyd, i cili njoftoi se i ati ndërroi jetë në shtëpinë e tij në lagjen Brentëood të Los Angeles.

Lloyd njihet si një ndër aktorët më të vjetër të “Hollywood-it”. Karriera e tij daton që në dramat më të hershme amerikane, si ajo e vitit 1939, “On the Streets of New York”, deri tek projektet e shekullit të 21, si “Modern Family” dhe “The Practice. Në vitin 2015, ai u shfaq në komedinë e Amy Schumer, “Trainwreck”. Roli i tij më i famshëm është ai në filmin e vitit 1942, “Saboteur”, drejtuar nga Hitchcock, i cili gjithashtu e përfshiu Lloyd edhe në thrillerin klasik të vitit 1945, “Spellbound”.

Përsa i përket roleve të tjera të tij, ata përfshijnë filma si: “The Southerner” të Jean Renoir, “Limelight” të Charlie Chaplin, “Society Poets Dead” me Robin Williams, “In Her Shoes” me Cameron Diaz dhe “Gangs of New York” me Daniel Day-Lewis. Jo më pak të njohur janë edhe filmat: “Star Trek: The Next Generation,” “Murder, She Wrote,” “The Paper Chase,” “Quincy M.E.,” “Kojak”, “The Practice”, si dhe shumë të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E trishtë! Ndahet nga jeta aktori i famshëm

Në 2014-tën, në shenjë mirënjohje, Këshilli i Qytetit i Los Anxhelos shpalli që ditëlindja e Lloyd, më 8 nëntor, do të nderohej si “Dita e Norman Lloyd”.

 

ME TE LEXUARAT