“S’morëm pjesë në bombardime”/ Britania, Franca dhe Gjermania deklarojnë: Dënojmë sulmet hakmarrëse të Iranit!
Lajmifundit
/
28 Shkurt 2026, 15:27
Bota

Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar deklarojnë në një njoftim të përbashkët se “nuk kanë marrë pjesë” në sulmet amerikane ndaj Iranit.
Ato theksojnë se i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit “të heqë dorë nga programi i tij bërthamor” dhe dënojnë kundërpërgjigjet e Teheranit ndaj vendeve të rajonit.
“Nuk kemi marrë pjesë në këto sulme, por jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe partnerët e rajonit”, thuhet në deklaratën e grupit E3./Shqiptarja


