Iran, burri që vrau dhe përdhunoi vajzën ekzekutohet para qytetarëve

Bota

Iran, burri që vrau dhe përdhunoi vajzën ekzekutohet para

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Iranin dhe ka rikthyer edhe një herë në vëmendje debatin për ekzekutimet publike. Një burrë i dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze të re në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor u ekzekutua në agim, në një shesh publik, me kërkesë të familjes së viktimës dhe presionit të qytetarëve.

Lajmi u konfirmua nga prokurori i provincës, Naser Atambati, i cili deklaroi se vendimi për ta ekzekutuar të dënuarin në publik u mor “për shkak të ndikimit të fortë emocional që rasti kishte në komunitetin lokal”.

Autoritetet nuk kanë bërë publike ende as emrin e viktimës, as moshën e saj, as detaje të autorit të krimit. Ajo që dihet është se krimi kishte tronditur banorët dhe kishte shkaktuar një reagim të fuqishëm në rrjete sociale dhe në median lokale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme.

Në Iran, vepra penale si vrasja, përdhunimi dhe trafiku i drogës dënohen me vdekje. Sipas raportit të fundit të Amnesty International, Irani renditet i dyti në botë për numrin e ekzekutimeve, pas Kinës.

Kjo ngjarje, përveçse ka hapur plagë të rënda për familjen e viktimës, ka rikthyer në qendër të vëmendjes edhe çështjen e transparencës në sistemin gjyqësor iranian dhe mënyrën se si zbatohet drejtësia penale në vendet autoritare.

Për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, ekzekutimet publike janë një formë brutale dhe çnjerëzore e ndëshkimit që shkel normat bazë të dinjitetit. Për sistemin iranian, ato shihen si shembull për të tjerët dhe si instrument për ruajtjen e rendit.

Ngjarja mbetet e freskët dhe pritet të pasohet nga reagime ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT