Nga Davosi në Coachella: Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez po komentohen kudo

Dashuria nuk fshihet, dhe kjo duket qartë te këngëtarja Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, të cilët po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Dyshja kaloi një fundjavë plot emocione në Coachella, ku u panë duke shijuar koncertet dhe atmosferën festive në zemër të shkretëtirës së Kalifornisë.
Në rrjetet sociale, Perry ndau momente intime nga përvoja e tyre, ku çifti shfaqet duke ecur dorë për dore, duke kënduar dhe duke kaluar kohë cilësore së bashku. Ata ndoqën nga afër edhe performancën e Justin Bieber, mes artistëve të tjerë të mëdhenj.
Mbrëmjet vazhduan deri në orët e para të mëngjesit, ku këngëtarja u pa duke kërcyer në një klub nate dhe duke shijuar ushqim rruge pas koncerteve.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ata shfaqen bashkë. Perry ka qenë gjithashtu pranë Trudeau gjatë aktiviteteve të World Economic Forum në Davos, duke e shoqëruar në forumet ndërkombëtare.
Pas ndarjes nga Orlando Bloom vitin e kaluar, duket se artistja ka hapur një kapitull të ri në jetën personale, ndërsa raporti me Trudeau po bëhet gjithnjë e më serioz.
Madje, reagime pozitive ka pasur edhe nga djali i ish-kryeministrit, Xavier Trudeau, i cili është shprehur se këngëtarja është e afërt dhe mbështetëse, veçanërisht ndaj pasionit të tij për muzikën.


